Bëhu kurajoze me 261 Club Albania dhe pjesë e një grupi vajzash dhe grash që mbështesin dhe motivojnë njëra-tjetrën.
Qëllimi i këtij komuniteti është të fuqizojë vajzat dhe gratë nëpërmjet vrapimit social, jokonkurrues. Këtu vajzat dhe gratë mbështesin njëra-tjetrën për të krijuar këndvështrim pozitiv e shpresëplotë si edhe për të rritur vetëbesimin që vjen nga një trup i sigurt dhe i shëndetshëm.
Ne jemi këtu për t’ju mirëpritur dhe për t’ju bërë pjesë të udhëtimit tonë drejt shëndetit të mirë. Emri i klubit, në gjuhën angleze sipas emrit të klubit të parë të hapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fearless - kurajoze e sypatrembur. Bashkohuni me ne të bëhemi kurajoze së bashku.
261 Fearless Club Tirana është një grup vrapimi social për të gjitha vajzat dhe gratë, pavarësisht moshës, peshës dhe mundësive. Vrapi nuk është garë dhe grupi solidarizohet me ritmin e ditës. Ne besojmë se sa më shumë pjesëtare të kemi në grup, aq më interesante bëhen takimet e përjavshme.
Ky grup është pjesë e klubit ndërkombëtar 261 Fearless Inc. e cila është organizatë jo-fitimprurëse e themeluar në vitin 2015 në Shtetet e Bashkuara. Ai u krijua nga vrapuesja pioniere, Kathrine Sëitzer, e para grua që vrapoi në Maratonën e Bostonit në vitin 1967. Qëllimi i organizatës është të përdorë vrapimin si mjet për të fuqizuar dhe bashkuar gratë nëpërmjet klubeve të vrapimit në vende të ndryshme, nëpërmjet programeve edukative, platformave të komunikimit dhe aktiviteteve të bazuara në vrapime sociale.
Qëllimi ynë është të shpërbëjmë pengesat gjeografike në krijimin e një komuniteti global për gra që vrapojnë në bazë të aftësive të tyre të ndryshme për të vrapuar, me qëllim që të mbështesim, inkurajojmë dhe frymëzojmë njëra-tjetrën për krijimin e një ndjesie më pozitive për veten dhe largimin e frikërave e pengesave. Klubet 261 Fearless gjenden tashmë në tre kontinente dhe vazhdojnë të shtohen.
Të bëhesh pjesë e një grupi vrapimi për herë të parë mund të duket shumë e vështirë, shoqëruar me shumë hezitime e pengesa që të frenojnë. Ne duam të të themi që të kuptojmë shumë mirë! Por, duam që të mos humbasësh kënaqësinë e vrapimit dhe të qenit pjesë e Komunitetit 261 – prandaj, mos u shqetëso dhe ji Kurajoze!
Na shkruani në faqen e instragramit: 261Fearless Club Albania
Na shkruani në faqen e instagramit: 261Fearless Club Albania
Rroba të rehatshme. Thjesht vish diçka me të cilën lëviz lirshëm, nuk ka nevojë të jetë veshje sportive. Mund të veshësh disa shtresa që të mund të hiqen e të vishen sipas motit ose si të ndihesh.
Nxirri atletet që ke në raft, të cfarëdo marke apo sado të vjetra/të reja të jenë. Mund të blesh një palë të tjera pasi të kesh nisur vrapimin rregullisht.
Nëse ke. Trajneret tona do të të këshillojnë si të veprosh nëse nuk ke. Ndërkohë vish më të fortat që ke dhe ndoshta një bluzë të ngushtë që të të ofrojë më shumë mbështetje.
Vish një mushama shiu dhe merr rroba të thata për tu ndërruar.
Merr një kapele, syze dielli, krem dielli dhe një shishe ujë me vehte.
Grab a cap, sunglasses, sunscreen and a bottle of water.
No matter what your running ability or experience, you will be welcomed by your local 261 Club. We don’t mind how you look or what you wear, how much you sweat or how slow you go. We’ll help you with your running technique and set you on the path to years of running fun.
So many issues crop up when you begin running, no one will ever snigger at your questions. We’ll guide you through the basics of how to run, what to wear, how to stretch, the list goes on. No one expects you to know anything and everyone will be delighted to share their knowledge and personal experiences.
Our coaches receive high-quality training and ongoing education. We want you to enjoy healthy running and be able to get past the lung-busting first steps, so our coaches use games, drills and exercises specifically designed to help you run correctly, safely and injury free.
A 261 Club is a community of women who want to support and encourage each other to be healthy and active. You will be amazed at how much it helps to have others who believe you can do it and motivate and spur you on. We’ve all doubted ourselves and lacked confidence in the past. Let us guide and support you.
Joining our local club is just the beginning. It connects you to our global 261 Fearless community, which edu- cates and empowers women around the world. There are end- less opportunities and ways to be involved. Just be fearless and take the first step.
261 Coaches are role models for other women to take the first step to a more active and healther life. As a 261 Coach you motivate, inspire and encourage women at your 261 Club Meet Run to step out of their comfort zone and to grow. All you need is loads of engagement and commitment to spark the passion for running in other women.