Poster with the inscription "And then I did it with 261", shows the strength of the power women of 261 Fearless

Bëhu kurajoze me 261 Club Albania dhe pjesë e një grupi vajzash dhe grash që mbështesin dhe motivojnë njëra-tjetrën.

MIRËSEVINI NË KOMUNITETIN E 261 FEARLESS CLUB ALBANIA

Vendi ynë i vogël është pjesë e një komuniteti të madh global vajzash e grash të klubeve 261 Fearless me dy grupe në dy qytete: Tiranë dhe Rrëshen.

 


women exercising together outdoors

Qëllimi i këtij komuniteti është të fuqizojë vajzat dhe gratë nëpërmjet vrapimit social, jokonkurrues. Këtu vajzat dhe gratë mbështesin njëra-tjetrën për të krijuar këndvështrim pozitiv e shpresëplotë si edhe për të rritur vetëbesimin që vjen nga një trup i sigurt dhe i shëndetshëm.

Ne jemi këtu për t’ju mirëpritur dhe për t’ju bërë pjesë të udhëtimit tonë drejt shëndetit të mirë. Emri i klubit, në gjuhën angleze sipas emrit të klubit të parë të hapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Fearless - kurajoze e sypatrembur. Bashkohuni me ne të bëhemi kurajoze së bashku.

261 Fearless Inc.

KLUBI I VRAPIMIT 261 SHQIPËRI

261 Fearless Club Tirana është një grup vrapimi social për të gjitha vajzat dhe gratë, pavarësisht moshës, peshës dhe mundësive. Vrapi nuk është garë dhe grupi solidarizohet me ritmin e ditës. Ne besojmë se sa më shumë pjesëtare të kemi në grup, aq më interesante bëhen takimet e përjavshme.

Ky grup është pjesë e klubit ndërkombëtar 261 Fearless Inc. e cila është organizatë jo-fitimprurëse e themeluar në vitin 2015 në Shtetet e Bashkuara. Ai u krijua nga vrapuesja pioniere, Kathrine Sëitzer, e para grua që vrapoi në Maratonën e Bostonit në vitin 1967. Qëllimi i organizatës është të përdorë vrapimin si mjet për të fuqizuar dhe bashkuar gratë nëpërmjet klubeve të vrapimit në vende të ndryshme, nëpërmjet programeve edukative, platformave të komunikimit dhe aktiviteteve të bazuara në vrapime sociale.

Qëllimi ynë është të shpërbëjmë pengesat gjeografike në krijimin e një komuniteti global për gra që vrapojnë në bazë të aftësive të tyre të ndryshme për të vrapuar, me qëllim që të mbështesim, inkurajojmë dhe frymëzojmë njëra-tjetrën për krijimin e një ndjesie më pozitive për veten dhe largimin e frikërave e pengesave. Klubet 261 Fearless gjenden tashmë në tre kontinente dhe vazhdojnë të shtohen.

Bashkohuni me ne!

Të bëhesh pjesë e një grupi vrapimi për herë të parë mund të duket shumë e vështirë, shoqëruar me shumë hezitime e pengesa që të frenojnë. Ne duam të të themi që të kuptojmë shumë mirë! Por, duam që të mos humbasësh kënaqësinë e vrapimit dhe të qenit pjesë e Komunitetit 261 – prandaj, mos u shqetëso dhe ji Kurajoze!

Poster with the inscription "And then I did it with 261", shows the strength of the power women of 261 Fearless

Tirana

Të shtunave 8-9 am

Tirana

Kur vrapojmë: Të shtunave në orën 8:00

Ku vrapojmë: Takohemi tek Vëllezërit Frashëri, Parku Kombëtar i Tiranës

Na shkruani në faqen e instragramit: 261Fearless Club Albania

Poster with the inscription "And then I did it with 261", shows the strength of the power women of 261 Fearless

Rrëshen

Të dielave 8-9 am

Rrëshen

Kur vrapojmë: Të dielave në mëngjes në orën 08.00

Ku vrapojmë: Rreth kishës së qytetit

Na shkruani në faqen e instagramit: 261Fearless Club Albania

 

Be part of our community!